Joseph: Rasti Haradinaj mundësi e mirë për Kosovën për sqarimin e të kaluarës

Analisti amerikan Edward P. Joseph thotë se krimet e së kaluarës, ato të kryera nga sërbët kundër shqiptarëve dhe ato të shqiptarëve kundër sërbëve apo shqiptarëve të tjerë, rëndojnë mbi Kosovën.

Prandaj, sipas tij, paraqitja e ish kryeministrit Haradinaj në Hagë është një mundësi e rëndësishme për të ecur përpara, duke iu përgjigjur pyetjeve për dyshime për veprime kriminale në të kaluarën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i Menaxhimit të Konflikteve në Universitetin Johns Hopkins, theksoi gjithashtu se dorëheqja e zotit Haradinaj mund të ketë një ndikim të përkohshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button