Victoria Beckham i bëri këto pantallona të urryera të duken të adhurueshme

Sipas një sondazhi pak vite më parë, 46% e anglezëve i urrenin pantallonat e kuqe dhe humori që bëhej me to online mori përmasa të mëdha. Pantallonat e kuqe shiheshin si qesharake, për këtë arsye njerëzit nuk preferonin t’i vishnin. Madje, në vitin 2016, ‘Country Life’ filloi një fushatë kundër paragjykimit të pantallonave të kuqe, transmeton Revista Class.

Vitin e kaluar Victoria Beckham theu çdo paragjykim dhe i veshi këto pantallona gjithë vetëbesim në një prej daljeve të saj në New York duke i bërë të duken më trendy se kurrë. Ajo i kombinoi me një bluzë shumëngjyrëshe dhe me një çantë të kuqe. Si gjithmonë Victoria nuk mund të gabonte me veshjen e saj, por në këtë rast u tregoi të gjithë anglezëve se pantallonat e kuqe mund të të bëjnë të dukesh shumë elegante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button