Si e luftoi moshën ylli 50-vjeçar Jennifer Lopez

Nëse je në grupin e vajzave që të zë një dhimbje koke sa herë shikon JLo në skenë, nuk je vetëm. Të gjitha nën moshën e saj (por edhe mbi të) kanë një gjendje dëshpërimi sa herë u del para syve JLo, megjithatë këngëtarja e famshme, ashtu siç ka të fortë disiplinën artistike, aq strikte është edhe për të mbajtur trupin gjithmonë në formë apo edhe me rutinën e bukurisë.

Pyetja që gjendet më shpesh në titujt e revistave “Si arrin Jennifer Lopez ta ruajë gjithmonë atë shkëlqim”, herë pas here merr përgjigje të ndryshme. Edhe pse gjenet e mira të familjes dhe skuadra e saj e grimit kanë kontributin e vet në kompleksitetin e shkëlqimit të artistes, Mary Phillips shton se bukuria, në të vërtetë nis së brendshmi, transmeton Revista Class.

Nëse nuk bën një gjumë të mirë, nuk pi ujë mjaftueshëm dhe nuk merr vitaminat e duhura – të gjitha këto do të reflektohen në lëkurën tënde.”

Phillips, klientela e të cilit përfshin këngëtarë dhe aktorë si J.Lo, Chrissy Teigen, Kardashians/Jenners etj. thotë se ushqimi është roli kryesor i një lëkure të shëndetshme.

Krahas një diete të ekuilibruar ushqimore, artisti shpjegon se rutina e përkujdesjes së lëkurës ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë rezultat. Vaji, serumi, kremi i syve dhe hidratuesi janë elementë kyçë . Mos anashkaloni as edhe një hap të vetëm as në dimër, as në verë. Aplikojini në formë masazhi mbi lëkurë dhe keni bërë gjysmën e punës, thotë ai.

Pasi të keni përgatitur lëkurën e fytyrës, është koha për makeup-in. Phillips ka një gamë të gjerë produktesh të preferuara në çantën e tij të makeup-it me brande si BEÇA, Kryolan, Ben Nye, Tom Ford, Shiseido, La Mer etj. “Këto janë produktet me të cilat unë jam i fiksuar, të gjitha të provuara dhe të vërteta”,- konfirmon Phillips.

Për t’u siguruar se lëkura juaj duket vërtet e tillë dhe jo si maskë, sigurohuni që e keni shpërndarë mirë mbi lëkurë dhe më pas aplikoni menjëherë pudrën mbi të. Pudra do neutralizojë çdo pakënaqësi të mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button