Me aeroplanin e cilit politikan shkoi Haradinaj në Hagë, pasi iu vonua aeroplani

Me disa orë vonesë, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është nisur për në Hagë. Kjo pas vonesave të kompanisë së fluturimit, me të cilën ishte planifikuar udhëtimi i Haradinajt.

Megjithatë, Haradinaj për në Hagë nuk ka udhëtuar me kompaninë e aranzhuar, raporton KTV.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se kreu i Qeverisë në dorëheqje, ka udhëtuar me aeroplanin privat të Pacollit.

Para nisjes për në Holandë, Haradinaj ka konfirmuar se nëse nuk ka aktakuzë ndaj tij, do të rikandidojë me AAK-në në zgjedhje.

Haradinaj, në Facebook ka shkruar se në Hagë shkon si qytetar i Kosovës, derisa aty ka folur edhe për gatishmërinë e vendit që t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë, por që marrëveshja finale ndërmjet shteteve të jetë njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues.

Haki Shatri, dorëheqjen e eprorit të tij e ka quajtur veprim të një burrështetasi, derisa ka shtuar se beson se ai do ta tejkalojë edhe këtë proces gjyqësor.

Kreu i AAK-së, të premten e kaluar, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas ftesës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në letrën e dorëheqjes, Haradinaj megjithatë ka konfirmuar se do ta vazhdojë punën si kryeministër në dorëheqje deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button