Takime mes Turqisë dhe SHBA-së për zonat e sigurisë në veri të Sirisë

Një delegacion i Republikës së Turqisë dhe SHBA-ve filluan takimet e punës lidhur me vendosjen e zonave të sigurisë në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se takimet filluan në hapësirat e këtij institucioni në Ankara.

Në njoftim thuhet se në prag të fillimit të seancave të punës, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe i dërguari amerikan për Sirinë, James Jeffery arritën pajtueshmëri për punën e koordinuar dhe të përbashkët në vendosjen e zonave të sigurisë për civilët në veri të Sirisë.

Takimet e punës të delegacioneve ushtarake turke dhe amerikane do të zhvillohen edhe ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button