Ezel nuk është homoseksual: Shkrimet tendencioze

Kenan Izmirzaloglu, aktori i cili nga shqiptarët njihet si Ezel, ka përgenjështruar lajmet e ditëve të fundit në disa media se ai është homoseksual. Në një intervistë për gazetën turke “Hurriyet” ai shprehet se këto shkrime gjithmonë kanë qenë tendencioze.

“Në qoftë se ju shikoni dikë me hormone mashkulli apo dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se është homoseksual? Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me meshkuj…!”, eshte shprehur aktori.

Në lidhje me akuzat se ai ka një lidhje me Ugur Yücel, ai shprehet se kjo histori është një gjë e shëmtuar, të cilën mediat e kanë keqpërdorur. 

“Ai ka një djalë 19 vjeç dhe është një miku im shumë i mirë. Kush më njeh e di si jam, të tjerët turp të kenë. Jam një mashkull me një shëndet të plotë dhe normal. Privatësia është një gjë shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për mua. E unë, një djalë nga fshati si të gjithë njerëzit, më kanë përdorur për të përhapur gjithmonë thashetheme të këqija. Edhe po të mundohem nuk mund të dënoj askënd, jam i frikësuar nga e drejta e cila mund të përdoret. Rastësisht mund të ndodhë që një ditë atyre që shkruajnë këto gjëra, t’u lindë ndonjë djalë homoseksual. Kjo punë është vetëm një kromozom. Kjo është një fuqi e Perëndisë. Jemi në Turqi, nuk jemi në Iran ku gjërat merren shumë serioze.”, është shprehur më tej ai.

Në kët intervistë ai shprehet edhe mbi projektet që ka për të ardhmen ku nuk përjashtohet edhe Hollywood-i.

“Unë isha për dy muaj në Shtetet e Bashkuara, atje kam marrë mësime aktrimi. Tani ekziston një projekt i ri, një prodhim i një kompanie amerikane për të risjellë në një serial Perandorinë Osmane. Është thjesht një aventurë e paparë. Do të përfshihen këtu edhe kohëra të reja, luftërat në Afganistan, Al Kaeda, ShBA etj. Unë do të aktroj një ushtar amerikan në pension e më pas për të ilustruar një agjent turk të intelegjencës”, perfundon ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button