Një i dehur rrah policin

Njëzet e gjashtë vjeçari D.K. nga Makedonski brod mbrëmë sulmoi një polic, derisa mjekët mundoheshin t’i nxjerrin gjak për të konstatuar se sa alkool ka në gjak.

Siç  informojnë nga MPB, D.K. ka shkaktuar  një aksident rrugor dhe më pas, kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se ai është i dehur. Ai ka  refuzuar të bëjë testin e alkoolit, me çka policët janë detyruar ta dërgojnë në spital për t’i marrë gjak.

D.K. nuk u ka lejuar mjekëve të intervenojnë dhe duke u fjalosur me ta ka sulmuar edhe  një nga policët./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button