Hong Kongu u tmerrua nga dhuna e armatosur ndaj protestuesve (VIDEO)

Hong Kongu ka mbetur në shok pas një natë të dhunshme të dielën pasi dhjetëra persona sulmuan protestuesit pro demokracisë dhe të tjerë kalimtarë në një stacion treni.

Ata ishin të veshur me këmisha të bardha dhe janë të dyshuar si gangsterë, njofton Klan Kosova.

Kjo është hera e parë që kjo lloj dhune është parë në demonstratat që u zhvilluan kohët e fundi kundër ekstradimit.

Disa ligjvënës i morën në pyetje edhe policinë se pse ishin të ngadaltë për të arritur në vendin e ngjarjes.

Disa video të postuara në mediat sociale treguan dhjetëra persona teksa sulmonin njerëzit tjerë me shkopinj brenda stacionit.

Dyzet e pesë vetë u plagosën dhe një person është në gjendje kritike.

Ligjvënësi Lam Cheuk-ting tha se policia kishte bërë më shumë se një orë për të arritur. Policia të hënën tha se nuk kishin bërë asnjë arrestim, por ende po kryenin hetime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button