(VIDEO) Ronaldinho me super gol shënon rikthimin

Legjenda braziliane e futbollit, një prej lojtarëve më të mirë në histori të këtij sporti, Ronaldinho, ka shfaqur edhe një herë cilësitë e tij duke realizuar përkunër moshës dhe formës një super gol nga më se 30 metra.

Ish-ylli i Barcelonës e realizoi golin e vetëm dhe të fitores për klubin e tij Atletico MG në ndeshjen ndaj Figuirenses, i cili ishte i jashtëzakonshëm.

Ronaldinho e vërtetoi tezën se është lindur me top kur pasi shmangu një lojtar kundërshtar, me pjesën e brendshme të tij e goditi topin, shoqëruar me një qetësi të jashtëzakonshme të brendshme të tij, që në fund rezultoi me topin në rrjetë, pas një trajektoreje që vërtet edhe fizikantët vështirë do ta kishin ta studionin dhe të japin një përgjigjie për të. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button