Këshilli gjyqësor nuk vendosi për shkarkimin e Vangellovskit, Pançevski u pezullua
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme nuk vendosi për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski. Kryetari i KGJ-së Kiro Zdravev para takimit deklaroi se nuk është në gjendje të thotë nëse sot do të diskutohet për shkarkimin e Vangellovskit, për shkak se ajo pjesë e seancës ishte e mbyllur për publikun, njofton Portalb.mk.
Siç është theksuar në një deklaratë të postuar në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor, në mbledhjen e sotme është marrë vendim për të vërtetuar ndërprerjen e funksionit të gjykatëses Lenka Sokollovskës, gjykatëse e Gjykatës themelore në Kumanovë për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim në bazë të moshës, ndërsa u konstatua edhe ndërprerja e gjykatësit porotë të Gjykatës themelore penale – Shkup, Stojanka Stojanovska nga Shkup, gjithashtu shkak të plotësimit të kushteve për pensionim në bazë të moshës.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë marrë vendimi që Komisioni për përcaktim të përgjegjësisë të ngarkohet për të plotësuar Raportin për përcaktim të plotë dhe të saktë të situatës aktuale, si dhe një vendim për largim të përkohshëm nga funksioni i gjykatësit të një gjykatësi.
Bëhet fjalë për ish kryetarin Vladimir Pançevski kundër të cilit është ngritur procedurë për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit, e cila ende s’ka përfunduar. Prokuroria ka ngritur kundër Pançevskit, aktpadi për fiksim të lëndëve te gjyqtarë të përshtatshëm derisa ishte në krye të njësisë së Shkupit.
Sipas prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.
Në seancë, siç thuhet në deklaratë, është marrë vendi edhe për shtyrje të debatit me kërkesë nga një anëtar i Këshillit Gjyqësor të PMV, në lidhje me raportet e komisioneve për të vendosur përgjegjësinë e një gjyqtari/kryetar i gjykatës.
Këshilli Gjyqësor informon se në këtë seancë janë marrë vendime për 32 kërkesa për rivlerësim të gjykatësve.
Pika e dytë e rendit të ditës, përkatësisht miratimi i vendimit për dërgim të përkohshëm të një gjyqtari në Gjykatën Themelore në Berovë është shtyrë.
LEXO: Këshilli Gjyqësor nesër pritet ta shkarkojë kryetarin e Gjykatës Supreme, Vangellovskin
LEXO: Antikorrupsioni: Vangellovski dhe gjykatësit suprem të propozuar për shkarkim, nuk mund të vendosin për vetveten
LEXO: Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi te Vangellovski për abuzime të AKMIS-it
LEXO: Gjysma e gjykatësve suprem të propozuar për t’u shkarkuar, Vangellovski kërkoi vendim për shpëtim
LEXO: Në vend se Vangellovskin, Zdravevi në rend dite të Këshillit Gjyqësor e vendosi shkarkimin e tre gjykatësve të tjerë
LEXO: Antikorrupsioni ka hapur procedurë për Merkon, Vangellovskin dhe drejtoreshën e Hematologjisë