Gwyneth Paltrow: Të dyzetat nuk janë edhe aq të tmerrshme
Artistja e njohur, Gwyneth Paltrow, e cila në fund të shtatorit ka mbushur 40-vjeç, ka zbuluar se i është frikësuar hyrjes në decenien e pestë të jetës, por ka kuptuar se periudha e re bartë edhe kënaqësi të reja.
“I jam frikësuar ditëlindjes sime të 40-të, por tani kur ajo ditë ka kaluar sërish jam e lumtur. Më vie mirë që kam hyrë në fazën vijuese të jetës, e cila është shumë më interesante se sa që e kam paramenduar”, ka thënë Paltrow për “Us Weekly”./Portalb