Biznesmeni Koçan sot nuk shkojë në burg, pritet gjykatësi të vërtetojë se a është i sëmurë

Biznismeni i dënuar Sead Koçan sot është dashur të lajmërohet në burgun e Shutkës dhe të fillojë me mbajtjen e dënimit me burg me 4 vite e 8 muaj, por kjo nuk do të ndodhë pasi Gjykata Themelore ende nuk ka vendosur për kërkesën e tij të re për ta prolonguar mbajtjen e dënimit të tij, njofton Portalb.mk.

Këshilli i Gjykatës Themelore – Shkupi 1 të hënën e përsëriti vendimin e gjykatësit paraprak për refuzimin e kërkesës të Koçanit që të prolongohet dërgimi i tij në burg, por ai ka dërguar kërkesë të re, për të cilën gjykata ende nuk ka marrë vendim.

Gjykatësi për zbatimin e sanksioneve më 20 qershor të këtij viti mori vendim që biznismeni Koçan të lajmërohet në institucionin gjykues-korrektues më 17 korrik 2019 për kryerjen e dënimit me burg.

Ai fillimisht u dënua me 6 vite burg në lëndën e PSP-së “Trust nga Gjykata themelore Shkup, shkalla e parë për fitimin e një tenderi të paligjshëm në vitin 2011 të hapur nga kompania shtetërore “ELEM” për gërmimin e qymyrit dhe thëngjillit në minierën “Suvodol”, në Manastir, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4 vite e 8 muaj.

As nga pala e mbrojtjes dhe as nga gjykata ende nuk ka informacione se për çfarë probleme serioze shëndetësore bëhet fjalë edhe nëse i dënuari është ende i hospitalizuar apo është në kurim shtëpiak.

I dënuari i dytë në të njëjtën lëndë, Vasilie Aviroviq, fillimisht u dënua me tri vite burg, por Gjykata Apelit ia uli dënimin në 2 vite burg.

LEXO: Koçan u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa Aviroviq me tre vjet, do t’ju konfiskohet pasuria prej 17 milionë euro (VIDEO)

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button