BDI: Gruevski me fjalimin e mbrëmshëm dëshmoi pafuqinë e tij

Kryeministri Gruevski me fjalimin e tij të mbrëmshëm vetëm ka dëshmuar pafuqinë e tij për të ndryshuar atë që atij nuk i pëlqen sa i përket veprimeve të BDI-së në ekzekutiv, kështu thonë nga partia e Ali Ahmetit.  

Dallime mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së si dy partnerë në qeverisje do të ekzistojnë dhe një kohë të gjatë derisa nuk do të përfundojë dialogu për të gjitha çështjet e hapura, thonë nga partia e Ahmetit. Qëndrimet e Gruevskit për BDI-në nuk janë asgjë e re. 

“Vlerësimi i VMRO-DPMNE-së është se Ligji për Branitellat duhet të kalon, kurse vlerësimi i BDI-së mbetet se ai ligj nuk do të kalon, ose vlerësimi se emri i shkollave VMRO mendon se është joligjor, ne mendojmë se është tërësisht ligjor dhe legjitim. Çështjen e himnit, ne vlerësojmë dhe mbetemi në qëndrimin se ai është simbol kombëtar dhe do të mbetet si i tillë, VMRO-ja vlerëson se është provokim dhe disa çështje tjera për të cilat ne kemi theksuar dhe vazhdojmë të mbetemi në qëndrimin se kemi dallime thelbësore por nëpërmjet institucioneve do të gjejmë mënyrë në interes të pajtimit në shoqëri dhe perspektivës euro-atlantike të vendit të gjejmë një marrëveshje ose një fjalë të përbashkët për këto dallime që i kemi”, tha zëdhënësi i partisë Bujar Osmani.

Edhe zv. kryeministri Musa Xhaferi duke komentuar fjalimin e mbrëmshëm të kryeministrit Gruevski tha se pavarësisht deklaratave të Gruevskit do të zgjidhet edhe statusi i UÇK-së pasi që ajo është në përputhje të MO e cila parasheh të gjithë qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë. 

“Sipas meje nuk kishte asgjë të re. Dallimet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së si dy partner legjitim në qeverisje ekzistojnë, edhe një kohë të gjatë do të ekzistojnë derisa nuk do të përfundojë ky dialog, derisa nuk do të gjendet një kompromisë dhe çështjet të cilat janë të hapura kanë mbështetje në Marrëveshjen Politike të Ohrit dhe të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, duke përfshirë edhe familjarët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, siç është edhe pala tjetër. Faktikisht, Gruevski është kryetar edhe i partisë së vetë dhe ne jemi funksionarë politikë që normalisht prezantojmë dhe promovojmë idetë politike të partive tona, por ne luftën do ta bëjmë në kuadër të institucioneve, jemi legjitim dhe betejën do ta vazhdojmë deri në fund, kjo është edhe qëllimi i asaj që BDI mbetet në kuadër të institucioneve për të realizuar qëllimet e veta programore”, deklaroi zv kryeministri Musa Xhaferi. 

Pavar ë sisht dallimeve të shumta në pika të rëndësishme që prekin marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni VMRO DPMNE BDI edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të drejtojnë qeverinë. Në çfarë forme dhe a do të tejkalojnë të njëjtat mbetët të shihet./Alsat

Lajme të ngjashme

Back to top button