Shkup, Nata e Bardhë 2012

Me performansën multimediale të artistëve maqedonas, titulluar “Vendi ku jam”, sonte  në ora 21:00 në Sheshin Maqedonia, fillon edicioni i tetë i manifestimit “NATA E BARDHË”. Ndërkaq, para kësaj kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në ora 20:00 zyrtarisht do ta shpall të hapur manifestimin e sivjetmë “Nata e Bardhë 2012”. 

Këtë vit, Nata e Bardhë zyrtarisht do të hapet në Muzeun e Qytetit të Shkupit, me ekspozitën e veprave, gjësendeve personale dhe tregimeve me titull ”Bota, Shkupi dhe Shkupjanet” në vitet e 60-ta. 

Programi i sivjetmë i Natës të bardhë, është konceptuar si përmbledhje e tregimeve artistike personale të vendosura përgjatë 5 dekadave në lokacione të ndryshme të qytetit, por programin të cilin e realizojnë mbi 200 artistë maqedonas do të lidh edhe shumë lokacione jashtë institucionale në Shkup. Art do të zhvillohet edhe në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe në rrugën Maqedonia dhe në Shesh.

Qyteti i Shkupit, nga Buxheti për realizimin e Natës të bardhë 2012, ka ndarë 3,5 milionë denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button