Barça-Real, rrezik për incidente

Dueli mes Barcelonës dhe Real Madrid gjithnjë ka dhuruar një rivalitet të lartë në fushën e lojës, edhe pse faktin se bëhet fjalë për dy prej klubeve më prestigjioze në historinë e Spanjës. Por, sfida sa ka ardhur dhe ka qenë gjithnjë e më e nxehtë, ku as incidentet mes tifozëve nuk kanë munguar. Për të mos kujtuar edhe vetë përplasjet mes lojtarëve apo drejtuesve (Mourinho-Vilanova) në fushën e lojës.

Komisioni Anti-dhunë në Spanjë ka publikuar një raport, ku e ka cilësuar si të një rrezikshmërie të lartë përballjen e kësaj fundjave, Barcelona-Real Madrid. Ata i janë referuar motivimit të skuadrave, rivalitetit në renditje dhe mbi të gjitha burimeve të informacioneve që kanë mbi përgatitjet e tifozëve.

Sipas tyre, situata është mjaft e nxehtë dhe ka rrezikshmëri të lartë për incidente. Një tjetër ndeshje që, sipas tyre, nuk pritet të kalojë e qetë është ajo mes Levante dhe Valencias këtë fundjavë.

Lajme të ngjashme

Back to top button