Vendi që i kthen kriminelët në fqinj të mirë

Cila është arsyeja e dërgimit të dikujt në burg – për ndëshkim apo rehabilitim? Norvegjia hoqi dorë para njëzet vjetësh prej formës ndëshkuese të “mbylljes” nëpër burgje të të ndëshkuarve dhe filloi zbatimin e një versioni ndryshe prej atij të zakonshmit.

Një ekipi të BBC-së i është lejuar qasja për të parë se si po funksionon kjo metodë dhe që të takohet me oficerët e burgut të trajnuar për të shërbyer si mentorë dhe role model për të burgosurit, transmeton “Koha Ditore”.

“Në rregull, dhe tani ju i afroni shputat bashkë dhe shtyni të ndenjurat sa më prapa!” – janë fjalët e instruktores entuziaste të jogës derisa flet anglisht me rreth njëzet pjesëmarrës të cilët me ndërrime mësojnë edhe lëndë të ndryshme shkollore në mjedis të hapur të gjelbër në një ditë të freskët, por me diell në lëndinë.

“A po e ndieni zgjatjen e muskujve?” – i pyet ajo, duke iu drejtuar veçmas një burri plot tatuazhe, që shihet poshtë kanotierës me krahë të shkurtër. “Është në rregull, apo jo?”.

Kjo do të mundë të ishte një stërvitje joge e nivelit më të lartë si kudo në botë, por dallimi këtu është se pjesëmarrësit janë njerëzit që mbahen në burgun e sigurisë së lartë në Norvegji, Halden, dhe nuk janë persona që paguajnë për kurse e seanca të ndryshme. Vrasës, përdhunues dhe trafikues droge, këmbëzbathur, po bëjnë pjesë në seancat e udhëhequra prej oficerëve burgjesh, me secilin pjesëmarrës që përqendrohet plotësisht në induksionet e qarta që u jepen prej mësueses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button