BDI: Aspak nuk kemi drojë se PDSH do të hyjë në Qeveri

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka shprehur ndonjëherë drojë nga përsëritja e vitit 
2006, gjegjësisht se Partia Demokratike Shqiptare do të hyjë në qeveri nëse kjo e para e lëshon atë.

Kështu ka reaguar BDI ndaj deklaratave të deputetëve të PDSH-së si dhe vetë liderit Menduh Thaçi.

“Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka deklaruar një gjë të tillë dhe. BDI konsideron që legjitimitetin për përfaqësim të qytetarëve në Kuvend dhe në Qeveri e vendos sovrani me votën e vet të lirë dhe demokratike, në proces zgjedhor pa dhunë dhe frikësime.
Aventura e PDSH-së nga viti 2006 kur nuk respektoi vullnetin e votuesve shqiptar dhe uzurpoi institucionet e vendit duke injoruar votën shqiptare i takon historisë si një përpjekje e shëmtuar dhe e dështuar sepse kjo u dënua nga qytetarët dhe u dëshmua si e pasuksesshme për aktorët” shkruhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se u dëshmua që partia e cila nuk e ka legjitimitetin shqiptar nuk mundet dhe nuk guxon ta përfaqësojë vullnetin e qytetareve.

“Sepse nuk mundet ta sigurojë as parimin e votës së dyfishtë për të realizuar demokracinë konsensuale, që në fakt përjashton mundësinë e majorizimit të shqiptarëve” thuhet në reagim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button