(UPDATE) LSDM: Nuk presim ti lëshoni kolltuqet

“Kur e propozuam këtë iniciativë as që kishim iluzione se do të votoni kundër Qeverisë.  E dijmë se nuk i lëshoni lehtë kolltuqet dhe tenderët” – tha Igor Ivanovski nga foltorja e Kuvendit.

Pas arsyetimit që e bëri Igor Ivanovski do të vazhdojnë me fjalime 15 minutëshe deputetët tjerë. I pari është Jani Makraduli nga LSDM, ndërsa rendi do të jetë një nga pozita, një nga opozita. Në çdo fjalim do të kenë të drejtë për 12 replika.

Në fillim të fjalimit të tij Jani Makraduli pyeti Gruevskin se pse ai hyri në sallë vetëm me ministrat e vet (maqedonas), ndërsa ministrat shqiptar hyrën me Ali Ahmetin. Makraduli gjithashtu tha se kjo mund të jetë ditë e mirë për Maqedoninë, ashtu siç është për Serbinë, si dita e rrëzimit nga pushteti ti Millosheviçit.

“Nëse kërkojmë simbolikë, sot ka rënë Millosheviçi. Ditë e mirë për Serbinë, dhashtë Zoti edhe për Maqedoninë” – tha Makraduli.

****************************

Igor Ivanovski, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së arsyeton interpelancës e LSDM-së. Në fillim të fjalimit të tij ai tha se kjo Qeveri është në princip legale por me legjitimitet të dyshimtë. Si argumente për interpelancën ai përmendi ekonominë e dobët, presionet ndaj qytetarëve dhe mediave, mbylljen e disa mediave, burgosjen e atyre që nuk mendojnë njejtë, papunësinë e lartë, mbylljen e bizneseve, dështimin e investimeve të huaja e tjerë.

Para tij përmes procedurales koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu përsëriti qëndrimin e dhënë mbrëmë nga kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, se PDSH do të vazhdojë mbështjetjen për BDI-në dhe do të votojnë të përmbajtur në këtë votëbesim, duke porositur BDI-në që nuk janë të interesuar për vendin e tyre në Qeveri.

***************************

Filloi senca e votëbesimit në Kuvend. Lideri i BDi-së Ali Ahmeti është prezent në seancë dhe u përshëndet gojarisht me kryeminstrin dhe liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski. U miratua rendi i ditës me një pikë të vetmen, interpelancën.

***************************

Deputetët dhe ministrat tashmë janë në sallë. I pari do të merr fjalën koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Igor Ivanovski i cili do të arsyeton iniciativën për votëbesim. Sipas asaj që janë marrë vesh në koordinim, në çdo fjalim do të ketë mundësi për 12 replika. 

Deri tani dihet se si do të votojnë vetëm partitë opozitare. LSDM dhe RDK do të votojnë pro interpelancës, PDSH të përmbajtur. Deri tani nuk ka informata se si mund të votojnë partitë opozitare, por asnjëra mundësi nuk përjashtohet, as ajo që VMRO dhe BDI të kenë vendosur për zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Nikolla Gruevski pritet të marrë fjalën në ora 23:20, ndërsa pas tij pritet të flasë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Votimi për këtë iniciativë do të mbahet disa minuta para mesnate. Portalb do të përcjellë të gjitha zhvillimet e interpelancës në kohë reale.

Lajme të ngjashme

Back to top button