MPJ-ja e RMV-së u deklarua për fatkeqësinë në Halkidiki
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është deklaruar në lidhje me fatkeqësinë natyrore që ndodhi në Halkidiki të Greqisë, ku si pasojë humbën jetën 6 turistë, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftojnë nga MPJ-ja, ndër viktimat nuk ka shtetas të RMV-së.
Nga atje thonë se nëse ka të lënduar nga fatkeqësia, të kontaktohen numrat e kontaktit të Konsullatës në Selanik, siç janë më poshtë:
☎ 00302310277347
☎ 00302310277348
Ambasada e RMV-së në Athinë:
☎ 00302106749585
Përndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, për shkak të motit të keq. Një stuhi e madhe ka goditur gadishullin Halkidiki në vendin fqinj, duke iu marrë jetën gjashtë turistëve dhe lënë të plagosur me dhjetëra të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.