McAllister: Po punohet shumë që të arrihet një marrëveshje Kosovë -Serbi

Fokusimi në zgjerimin e BE-së, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në përbërjen e PE-së, e konfirmoi David McAllister, raportuesi aktual për Serbinë i cili u rizgjodh kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.

David McAllisterm tha se dy grupet e të mëdha Partia Popullore Evropiane dhe ajo e socialistëve dhe demokratëve, do të ketë qasje të ngjashme ndaj zgjerimit, e kjo politikë sipas tij, bazohet në plotësimin e kushteve, transmeton Insajderi.

“Nëse vendi përparon, besojmë se duhet të shpërblehet”, ka thënë ai.

McAllister përsëriti pikëpamjen e Brukselit se përparësia në rrugën e integrimit evropian mbetet një çështje thelbësore e sundimit të ligjit.

Ai foli edhe për rolin e ndërmjetësuesve të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se janë të interesuar që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e që sipas tij për këtë po punohet shumë.

Tutje ai theksoi se emërimet për raportuesit e rinj të Parlamentit Evropian për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor do të finalizohen në shtator të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button