Strugë, DR-ja bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme lokale

Ditën e shtunë dega e “’Demokracisë së Re” në Strugë, në një mbledhje të kryesisë së saj do të vendos për modalitetet e prezantimit të saj në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Alban Memedi, kryetar i demokratëve të rinj në Strugë, thekson se partia e tij akoma nuk ka marr qëndrim në lidhje me caktimin ose jo të një kandidature potenciale, që do të futet në garën për kreun e Komunës së Strugës në zgjedhjet vendore të marsit të vitit 2013.

Memedi, potencon se për këtë cështje do të vendoset në mbledhjen e radhës të kësaj partie, por ai nuk specifikon se cili do të jetë vendimi që do të merret në këtë takim partiak.

’’Ne do të procedojmë dhe do të vendosim në lidhje me atë se a do të shkojmë me kandidatë tonin në këto zgjedhje apo vetëm me listë këshilltarësh. Gjithashtu, në këtë takim do të diskutojmë edhe për modalitetet të tjera të organizimit për këtë sfidë zgjedhore ’’përfundon Memedi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare ‘’Demokracia e re’’ arriti në Komunën e Strugës të grumbulloj rreth 2300 vota. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button