VMRO DPMNE akuzoi Musliun për nepotizëm për Veliun, Pendarovski e ftoi Antikorrupsionin të hetojë

VMRO DPMNE sot akuzoi drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu se për asistent të tij ka emëruar person i cili është i angazhuar në një OJQ e cila gjoja është e regjistruar në adresën e shtëpisë së Musliut, njofton NOVA.

“Sipas njohurive që kemi, në pozitën e asistentit të tij ai ka emëruar një person i cili deri më tani ka qenë i angazhuar si hulumtues i projektit të OJQ-së “Neksus” . Ja një pyetje për Pendarovskin, a është kryetare e kësaj OJQ-je pikërisht gruaja e Musliut dhe nëse “Neksus” është në adresën e shtëpisë së Musliut, ndërsa kjo OJQ është formuar vetëm dy vjet më parë? Që atëherë, pothuaj pa ndërpre ka realizuar projekte me kryetarë të komunave nga radhët e LSDM-së, duke punuar në promovimin e Pendarovskit dhe duke marrë pjesë në punën e Komisionit për luftë kundër terrorizmit.
Kjo OJQ, sipas të dhënave në dispozicion të publikut, ka marrë pjesë në gara për projekte për parandalimin e radikalizimit dhe de-radikalizimit të terroristëve dhe radikalëve fetarë në periudhën e kaluar. Aktivitetet e projektit të kësaj OJQ-je i zbatonte pikërisht personi Vasko Shutarov, atëherë këshilltar kundër terrorizmit, i cili tani është promovuar në nivelin më të lartë hierarkik, si falënderim nga Musliu”, tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Naum Stoillkovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai i bëri thirrje Komisionit Anti Korrupsion të kontrollojë këtë rast.

Edhe kabineti i presidentit Pendarovskit sot, pas akuzave nga VMRO-DPMNE për konflikt të pretenduar të interesave nga ana e Drejtorit të Inteligjencës Erolld Musliu, kërkoi nga Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit menjëherë t’i verifikojë pretendimet. Nga kabineti e theksuan edhe përgjegjësinë politike nga, siç theksojnë ata, publikimi i informacioneve të paverifikuara dhe spekulative që mund të dëmtojnë reputacionin e shërbimeve të sigurimit të vendit.

Në lidhje me pres-konferencën për shtyp të partisë politike VMRO-DPMNE në të cilën theksohet një konflikt i pretenduar i interesit nga ana e Drejtorit të Inteligjencës, Erolld Musliu lidhur me zgjidhjet kadrovike në AI – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka bërë thirrje Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit që menjëherë t’i kontrollojë pretendimet, thuhet në reagim.

“Njëkohësisht, e theksojmë përgjegjësinë politike nga publikimi i ndonjë informacioni eventualisht të paverifikuar dhe spekulativ që mund të dëmtojë reputacionin e shërbimeve të sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sidomos në një kohë kur vendet aleate në NATO janë duke e implementuar procedurën e ratifikimit të Protokollit për anëtarësim”, thuhet në deklaratën e Kabinetit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button