Haradinaj: Faleminderit Bojko për qëndrimin parimor ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e falënderon kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se vendimi që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE. Njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën tonë”.

“ E përkrahu fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Evropë gjithëpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button