Pa energji një pjesë e Strugës

Prej sot në mëngjes rreth 10 mijë banorë të disa fshatrave të Strugës, janë pa energji elektrike. Fshatrat Frëngovë, Kalishtë, Radozhd,Rëmëz, lokaliteti Guri i Drerit si dhe disa objekte hotelerike që ndodhen në këtë pjesë të Strugës  prej orës 8 mëngjesit nuk kanë rrymë elektrike.

Nga EVN konfirmojnë këtë situatë dhe potencojnë se ndërprerja ka ardhur si rezultat i inspektimit të rrjetit të largëpërquesit. Ata sigurojnë qytetarët se rreth orëve të mesditës të ditës së sotme energjia elektrike sërish do të jetë prezente në këtë pjesë të Strugës.

Mospasja e energjisë elektrike ka paralizuar jetën e përditshme si dhe biznesin që veprojnë në këtë pjesë të Strugës, ndërsa disa fshatra i ka lenë edhe pa ujin e pijshëm si rezultrat I mosfurnizimit me korent të pompave që dërgojnë ujë në bazenet akumuluese. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button