Greqia i ofroi Maqedonisë memorandum mirëkuptimi

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, përmes letrës i ofroi ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, propozim memorandum për mirëkuptim mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Propozim memorandumi përmban paragraf rreth të cilave të dyja vendet tashmë një kohë të gjatë nuk mund të merren vesh, si vërtetimi i kufijve, vërtetimi se shtetet nuk kanë pretendime territoriale njëra ndaj tjetrës dhe respektimi i ndërsjellë i integritetit dhe pavarësisë së tyre. Në letrën e Avramopulos deri te Poposki qëndron edhe propozimi i Athinës se të dyja vendet përfundimisht duhet të pajtohet për kontestin e emrit i cili do të përmbajë përcaktim i cili qartë do të udhëzojë në ndarjen e Republikës së Maqedonisë dhe rajonit Maqedoni që gjendet në territorin e Greqisë.

“Me rëndësi është që të vazhdohet në bazë të kornizës së harmonizuar të parametrave thelbësore të zgjidhjes e cila do të përfshijë marrëveshje në bazë të faktit se cilido propozim duhet të përmbajë përcaktim të qartë dhe përfundimtar lidhur me emrin, që nuk do të lë dyshime lidhur me ndarjen e territorit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe rajoneve të vendeve fqinjë, veçmas lidhur me rajonin Maqedoni në Greqinë veriore, dhe emri për të cilin do të pajtohemi do të përdoret nga të gjithë – erga omnes dhe për të gjitha qëllimet qëndron në tekstin e propozim-memorandumit.

Përveç kësaj, në letrën e Avramopulos theksohet edhe nevoja e mbylljes përfundimtare të çështjes së emrit. “Jam i bindur se do të pajtoheni me mua, kolegë i nderuar, se kemi obligim t’i qasemi çështjes së emrit me vullnet të mirë dhe në mënyrë konstruktive. Arritja e zgjidhjes së përbashkët në kontestin afatgjatë në mënyrë të pakthyeshme do të shpie drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve tona dhe drejt përmbushjes së aspiratave të dy popujve tanë”,shkruan Avramopulos në letrën dërguar Poposkit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button