Barcelona, probleme me mbrojtës
![Së fundmi, trajneri i ri ka mbetur edhe pa qendërmbrojtësin tjetër, Gerard Pique, po ashtu i lënduar, kurse barra kryesore ka rënë mbi argjentinasin Javier Mascherano](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/7D86C45513F0DBAD3690C20C7D9FC0F8.jpg?fit=400%2C213&ssl=1)
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova e ka pranuar se skuadra katalunase gjithmonë ka pasur probleme me mbrojtës, pas lëndimit të fundit të Carles Puyolit ndaj Benficas, të martën mbrëma.
Së fundmi, trajneri i ri ka mbetur edhe pa qendërmbrojtësin tjetër, Gerard Pique, po ashtu i lënduar, kurse barra kryesore ka rënë mbi argjentinasin Javier Mascherano.
“Gjithmonë kemi probleme me qendërmbrojtës. Ne duhet të fokusohemi që t’i konvertojmë lojtarët e mesfushës në atë pozitë. Duhet të presim dhe ta shohim se si do të shkojnë punët me Puyolin. Ai është një humbje e madhe për ne”, theksoi trajneri spanjoll. /portalb/