Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen të dielën më 7 korrik në Greqi, qytetarët do të zgjedhin deputetët e periudhës së re pas krizës ekonomike dhe memorandumeve, raporton Anadolu Agency.

Rreth 10 milionë votues të regjistruar do të votojnë të dielën në 21.478 vendvotime në 59 zona zgjedhore.

Në zgjedhjet e tërhequra rreth 4 muaj përpara me vendimin për zgjedhje të parakohshme nga kryeministri Alexis Tsipras do të marrin pjesë 20 parti politike, të cilat sipas sistemit zgjedhor në vend për kalimin e pragut zgjedhor 3 për qind do të garojnë për 300 vendet e Parlamentit.

Partia që del e para në zgjedhje sipas sistemit zgjedhor me qëllim për të lehtësuar formimin e qeverisë do të fitojë të drejtën e 50 deputetëve më shumë.

– Zgjedhjet, pas shumë kohësh mbahen për herë të parë në stinën e verës

Në zgjedhjet të cilat që prej vitit 1928 mbahen për herë të parë në muajt e verës, parashikohet që temperaturat të dielën të jenë mbi 35 gradë celsius gjë e cila rrit edhe shqetësimet për një pjesëmarrje të ulët.

Sipas sondazheve të fundit, gara e zgjedhjeve do të zhvillohet mes të majtës SYRIZA e udhëhequr nga Tsipras dhe kundërshtari i qendrës së djathtë në opozitën kryesore Demokracia e Re (ND).

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se pas disfatës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) më 26 maj, që çoi Tsiprasin në vendimin për zgjedhjet e parakohshme, ai nuk ka mundur të mbyllë diferencën në mes dhe se ai ndjek kundërshtarin e tij 8-11 pikë prapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button