Balotelli shpëton Cityn nga humbja

Në takimet e sotme të Ligës së Kampionëve në grupet A,B,C dhe D u arritën rezultate kryesisht të pritura, kurse ndeshja “më e fortë” ishte ajo ndërmjet kampionit anglez Manchester City dhe atij gjerman Borussia Dortmund  që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, dhe kjo falë një penalltie që Mario Balotelli e shënoi në minutën e 89 të takimit.

Borussia sonte e meritoi fitoren, sepse pati më shumë raste të mira shënim dhe vetëm falë portierit Joe Hart City mbeti i pamposhtur. Golin për Borussian e realizoi Reus në minutën e 62-të.

Në Amsterdam Real Madridi ia doli të mposhtë me rezultat të thellë 4:1 Ajaxin, me hat-trick të Ronaldos (42, 79 e 81) dhe golin e Benzemas (48), ndërsa për holandezët shënoi Moisander (56).

Rezultatet:

Dynamo Kiev        –         Dinamo Zagreb    2:0

Porto                    –           Paris S.G.             1:0

Arsenal        –          Olympiakos           3:1

Schalke        –          Montpellier            2:2

Zenit                    –        Milan                     2:3

Anderlecht        –           Malaga                  0:3

Ajax                     –        Real Madrid          1:4

Lajme të ngjashme

Back to top button