PDSH: BDI po i eliminon luftëtarët e UÇK-së

Partia demokratike shqiptare ka reaguar ndaj vdekjes së Ibrahim Sulejmanit duke e kritikuar ashpër Bashkimin demokratik për integrim për, siç thuhet në reagim, keqpërdorimin e gjakut të rinisë shqiptare dhe njëkohësisht duke i shprehur ngushëllime familjes Sulejmani.

“Ibrahim Sulejmani ishte shembull tipik i keqpërdorimit të gjithçkaje mes të cilave edhe të gjakut të rinisë shqiptare nga ana e nomenklaturës së instaluar në pushtet që nga viti 2002 e deri më sot, respektivisht BDI-së. Epiteti që ato vet ia atribuuan vetes si parti e luftës, çdo ditë e më shumë po merr formën e partisë që i vret, burgos dhe eliminon në mënyrë tinëzare luftëtarët e konfliktit të vitit 2001 dhe pastaj nuk ngurrojnë të nesërmen ti varrosin e më pas t’u cojnë lule mbi varr”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

“Dëgjuam nga mediumet që lideri i BDI-së z.Ali Ahmeti do të shkojë për vizitë në burgun e Shtipit! Kë do të vizitoni atje z.Ahmeti, egzekutuesit e Ibrahim Sulejmanit? Nuk keni nevojë sepse atë njeri e keni shumë afër vetes. Ju jeni ai!”, thuhet më tutje në këtë reagim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button