Hoda: Vdekja e Ibrahimit, pasojë e papërgjegjësisë së politikanëve

Në lidhje me vdekjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së Ibrahim Sulejmanit, e cila sot bëri bujë në tërë vendin, është shprehur edhe kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Besim Hoda, duke thënë se vdekja e tij vjen si rrjedhojë e papërgjegjësisë së politikanëve shqiptarë në Maqedoni, dhe njëkohësisht duke i shprehur ngushëllime familjes të së ndjerit.

“Kjo është si pasojë e papërgjegjësisë së faktorit politik shqiptarë kur dihet se tash më i ndjeri Ibrahim Sulejmani e ka vuajtur dënimin për arsye se ka qenë pjesëtar i konfliktit të vitit 2001, ndërsa vdekja e tij na lë të dyshojmë kur dihet se në  burgjet e Maqedonisë ata kanë pasur torturë psikike,  por ndonjëherë edhe fizike.Ne i shprehim ngushëllime familjes Sulejmani.”, tha Besim Hoda, kryetar i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button