Abdul Alili dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Itali

Abdul Alili është nënshtetasi i Maqedonisë i dyshuar se gjatë fundjavës së kaluar ka kryer vrasje të dyfishtë në Montelupone, Itali. Krimi është kryer me thikë të kuzhinës, e gjatë 15  centimetra, ndonëse qëllimi i tij ka qenë t’i plaçkisë çiftin bashkëshortorë të moshës 83, gjegjësisht 73 vjeç, të cilët jetonin dy kilometra nga shtëpia e tij. Këto janë detajet e policisë italiane që i transmetojnë mediumet e atjeshme.

Sipas tyre, njohuritë e para të inspektorëve kanë qenë se akti i tmerrshëm ka qenë vepër e marokenit 23 vjeçarë, i cili po ashtu, jetonte në fqinjësi. Por gjërat filluan të vijnë në vendin e vet. Gjurmët e gjakut ishin kudo, nga policia sqarojnë se Alili, i cili është paraqitur për vepra penale, me siguri ka dashur t’i vjedh viktimat.

“Pse aq brutalitet”, pyesin gazetat dhe lënë mundësinë që kryerësi të ketë qenë nën ndikim të drogës.

Pas pranimit, Alili menjëherë është transferuar në burg. Thika e kuzhinës me të cilën u krye akti i tmerrshëm u gjet i fshehur në një traktor. Nga ana tjetër, sasi e vogël e stolisë, e vjedhur nga çifti fatkeq, u gjet e gropuar në një fushë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button