Semafori evropian për Serbinë

Ivana Kostovska, kolumnë-“ Uniforma  e trafikut për Serbinë”, Dnevnik
Kryeministri Serb Daçiq, filloi ta humbë durimin pas mesazhit nga euroambasadori Vensan Dezher i cili me ton të ngrirë tha se Serbia në samitin e qershorit nuk do ta fitojë datën për negociata, por vetëm një lloj sinjali të gjelbër.

Erol Rizaov, kolumnë- “Zaevi fishkëlloi “alarmim”” – Utrinski Vesnik
Fshatari i vogël nga Strumica papritmas tregoi më shumë sjellje qytetare, edukatë komunikacioni dhe politike, gjë që nuk falet në Maqedoni.

Sonja Maxhovska, editorial- “Ranë normat e interesit, rradhën e ka çmimi i katrorit”, Utrinski Vesnik
Shumë rëndë rrëzohet çmimi i katrorit banesor, edhe pse oferta është e madhe e kërkesa e vogël. Kjo gjendje aspak nuk ka sukses në aktivizimin e ligjeve të tregut.

Mirçe Jovanovski, kolumnë- “Bankierët pengje”, Utrinski Vesnik
A do të ndikojë pengmbajtja e bankierëve në ndërtesën e Parlamentit të Sarajevës që investuesit potencial të marrin drejtim tjetër, ose më tej të kthejnë vëmendjen kah vendet në regjion?

Milena Atanasovska- Manasieva, editorial- “Panik ekstrem për eksternin”, Dnevnik
Kjo është reformë që i duhet arsimit të Maqedonisë, dhe jo që të dënohen arsimtarët ose fëmijët, por që të përmirësohet arsimimi, të krijojmë gjenerata që do të mendojnë me kokat e tyre dhe do ta çojnë shoqërinë drejt ardhmërisë më të mirë.

Agim Jonuz,  kolumnë- “Kur perënditë marshojnë”, Dnevnik
Askush akoma nuk e ka të drejtën që opsionin personal ta quajë qytetar ndërsa në të vërtetë nuk është qytetar. Le ta shqyrtojmë molekulën e këtij opsioni të deklaruar eventual, qoftë ai Maqedonas apo Shqiptar.

Frosina Dimeska, koment- “Kush duhet ta njohë Bill Pavlevski-n?”, Nova Makedonija
Dëshirat e politikanëve të jenë të njohur  po ashtu edhe interesimi i qytetarëve për ata, janë prezent në pothuajse të gjitha shtetet ballkanike. Ndoshta ka ardhur koha që edhe te ne të fillojë të praktikohet modeli perëndimor. Më pak në mediume, më pak famë, e më shumë heshtje dhe rezultate.

Milan Banov, kolumnë” Pranvera e Pragës”, Nova Makedonija
Praga tregon se e kaluara e cila këtu ruhet si kungatë e shenjtë, dhe e tashmja, sfidave të së cilës nuk kemi fuqi tu kundërshtojmë, janë futur në lidhje të përkryer dialektike, tolerante, bashkëjetësore dhe më në fund, logjike.

 E mërkurë, 12 qershor 2013, numër 54. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button