Papua New Guinea konfirmon njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë njoftimin zyrtar për njohje nga Papua New Guinea.

“Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes Ambasadës sonë në Tokio se Qeveria e Papua New Guinea ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O’Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet”, tha për “Express”, Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.

Sipas Behramit, në takimin e fundit me 27 shtator që ministri Enver Hoxhaj kishte me homologun e tij nga Papua New Guinea në New York, ka marr konfirmimin që Qeveria e tyre ka marr vendimin për njohjen e Kosovës, derisa sot është bërë ky vendim publik./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button