Së shpejti një koncesioner i ri në Liqenin e Ohrit, ekologët shpresojnë të shpëtojnë troftën

Një kompani nga Struga do të jetë koncesioner, gjatë gjashtë viteve të ardhshme, për peshkim komercial dhe rekreativ në zonën e peshkimit Liqeni i Ohrit. Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave informon se kompania “Letnica – Bellvica Milorad” nga Struga në ankandin elektronik e ka ofruar tarifën më të lartë të koncesionit për peshkim komercial dhe tarifën më të lartë koncesionit prej 100 për qind të vlerës së lejeve për peshkim rekreativ. Ekologët shpresojnë se koncesioneri i ri do të fillojë luftën kundër peshkimit dhe shitjes së paligjshme të troftës së Ohrit, transmeton Meta.mk.

Në seancën e fundit të Qeverisë kaluan vendimet për koncesionerin e ri për Liqenin e Ohrit për peshkim komercial dhe rekreativ. “Letnica – Bellvica Millorad” nga Struga për peshkim komercial në ankandi elektronik e ka ofruar tarifën më të lartë të koncesionit që kap shumën 9.92 milionë denarë (161.340 euro) për një periudhë prej gjashtë vjetësh, ndërsa për peshkimin rekreativ ka ofruar që shtetit t’i paguajë kompensim të koncesionit pre 100 për qind të vlerës së licencave të lëshuara për peshkim rekreativ për periudhë prej gjashtë vjetësh.

Tani vijon periudha e ankesave, pas së cilës Liqeni i Ohrit më në fund, pas një viti, do të ketë koncesioner.

Qeveria para më shumë se një viti ia revokoi licencën e koncesionerit të mëparshëm për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve të caktuara ligjore, ndërsa ministri kompetent Lupço Nikollovski ka siguruar se Inspektorati Shtetëror për bujqësi me sukses i ka mbrojtur nga kontrabanduesit rezervat e peshkut, derisa liqeni ishte pa koncesioner. Ndërkohë, ekologët dhe shoqatat e peshkatarëve, konsiderojnë se shtyrja e përzgjedhjes së koncesionerit ka rritur në masë të madhe vjedhjen e peshkut dhe i ka zvogëluar rezervat e peshkut, sidomos specien endemike trofta e Ohrit.

– Diku në mars,kah fundi i shkurtit fillimi i marsit, disa kontrabandues kanë filluar të ofrojnë nëpër qytet, duke shkuar nëpër shtëpi… Në dy raste erdhën te dera ime, një herë me thirrën edhe në telefon për të ofruar troftë për 700 denarë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse e dimë se trofta në tregun e zi është 1.000 denarë, atëherë frigoriferët e vjedhësve të peshkut në Trpejcë dhe Peshtani janë plot, s’ka ç’të bëjë me peshkun dhe vrapojnë nëpër qytet, duke kërkuar ndonjë vend për ta shitur – tha Dime Majkoski Shoqata e peshkatarëve rekreative “Shën Apostulli Pjetri ”

Kompania “Letnica – Bellvica Millorad” mori liqenin në përdorim sipas të ndryshimit të bazës së peshkimit. Ndryshimet u bënë në fillim të vitit 2018 me qëllim të mbrojtjes më të madhe të fondit të peshkut. Ndryshime janë bërë në përcaktimin e periudhës së lëshimit të vezëve nga peshqit, koha kur lejohet peshkimi, janë zvogëluar sasitë e lejuara të peshkimit të specieve belushka e Ohrit dhe janë rregulluar detajisht lokacionet specifike për hedhje të vezëve, posaçërisht për troftën e  Ohrit, belushkën dhe krapin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button