Parlament, edhe sot vazhdon debati për Ligjin e Branitellave

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve për punë dhe politikë sociale, për kulturë, bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe të Komisionit juridiko-ligjdhënës.

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale, është vazhdimi i debatit rreth Propozim ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, në lexim të parë.

Komisioni për kulturë, duhet të mbajë mbledhje për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për fondin e filmit të Republiukës së Maqedonisë dhe për kulturë, të dyja në lexim të dytë.

Para anëtarëve të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillimk rural, me procedurë të shkurtuar, ndërsa të Komisionit juridiko-ligjdhënës Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zona teknologjike industriale zhvillimore, me procedurë të shkurtuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button