Ministri Besimi në takim të ministrave të mbrojtjes të SEDM procesit në Sarajevë
Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të SEDM iniciativës në Sarajevë, Bosnjës e Hercegovinë.
Në takimin ministri Besimi do ta afirmojë kontributin e Republikës së Maqedonisë në SEDM procesin dhe njëherit do të realizojë takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe zëvendës-ndihmës sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së.
Gjatë takimeve, kumtoi MM, do të bisedojë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal në suaza të SEDM./Portalb