Shtatëmbëdhjetë vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

Para 17 viteve më 3 tetor është kryer atentat i pasukesshëm ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili ndërroi jetë këtë vit në moshën 94-vjeçare.

Ai e mbijetoi antentatin në vitin 1995 me lëndime të rënda në kokë.

Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.

Sulmi është kryer me automobil bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëviste nga rezidenca e tij në vendin e punës së Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq edhe kalimtari i rasti Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button