Pajazit Murtishi, rëmbeu çmimin ‘100 vjetori’ në Festivalin e Korçës

Aktori strugan Pajazit Murtishi me prejardhje shqiptaro-amerkine ka fituar çmimin ”100 vjetrori” në Festivalin ndërkombëtar të monodramës në Korçë, ku u paraqit me pjesën ”Unë jam Adem Jashari” të autorit Lebit Murtishi në regji dhe skenar të Xhevat Limani, dhe muzikë të kompozitorit Jeton Murtishi

“Me aktrimin dhe artin në përgjithësi kam pasur një raport që gjithmonë kam synuar ta matrializoj, duke mos kursyer asnjë gjë” thotë Pajazit Murtishi.

“Ka qënë një ide e imja që të kontriboj në fushën e artit me një pjesë që i kushtohet kësaj figure unikale dhe shumë frymëzuese të historisë më të re të kombit . Në këtë ide timen gjeta përkrahjen edhe nga autori i tekstit, Lebit Murtishi si dhe nga regjisori Xhevat Limani dhe së bashku e matrializuam këtë pjesë si produkt të Teatrit shqiptar të Amerikës”, thekson ai.

Ndryshe, në festivalin e Korçës morrën pjesë edhe teatro nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe vende tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button