Zbulohet reja e re dhe quhet Undulatus Asperatus
Me format e zgjatura e kreshtat e zbutura, ajo është e mrekullueshmja ‘undulatus asperatus’, një lloj i ri reje i zbuluar së fundmi nga vëzhguesit amatorë të qiellit.
Shoqata britanike e vlerësimit të reve po lobon fort që formacioni të njihet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë në Gjeneve e të përfshihet në atlasin ndërkombëtar të reve.
I fundit i këtij lloji është prodhuar në 1975-n. Nëse përpjekjet e britanikëve do të rezultojnë të suksesshme, kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 1951 që një lloj i ri resh merr njohje zyrtare.
Ekspertët ende janë duke e studiuar ‘undulatus asperatus’, krijimi i të cilës i detyrohet erërave të fuqishme që i japin avujve formë valëzimesh.
Për herë të parë, “dallga e trazuar”, siç e quajnë ndryshe, është fotografuar në Ajoua të Shteteve të Bashkuara në 2006-n.
Që prej atëhere, formacioni kompleks është pikasur edhe në Francë, Norvegji, në Devon të Anglisë dhe në Skoci. Njerëzit janë gjithmomë e më të interesuar për retë.
Numri i të regjistruarve në shoqatën britanike të vlerësimit të tyre është rritur ndjeshëm, duke mbërritur në disa qindra që ishte disa vite më parë, në 31 mijë që shënohen aktualisht./portalb/