Mbi njëmijë ndërtime pa leje në Ohër

Nga gjithsej 1076 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin, 409 gjenden në zonën e mbrojtur të bregut të liqenit të Ohrit, Parkut Kombëtar të Galiçicës dhe pjesës së vjetër të qytetit, transmeton Alsat-M.tv.

Këtë e tregon regjistri i ndërtimeve pa leje, të cilin e përgatiti komuna, në përputhje me rekomandimet e Komitetit për Trashëgimi Botërore i UNESKO-s. Ato janë ndërtuar gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2006 deri në maj të vitit 2019.

“Nëse janë bërë për 13 vjet,  çdo vit nga 100 ndërtime, dhe deri më tani askush nuk ka reaguar, atëherë unë jam i befasuar. Kjo është një shifër e madhe. Sepse 13 vjetët e fundit njerëzit që nuk kanë zbatuar ligjin nuk janë sanksionuar, ata ende punojnë në Komunën e Ohrit. Kjo do të thotë se Ohri është një ish-qytet, ish-qytet i Unesco-s”, deklaroi Dimitar Zarçev, urbanist.

Javën e ardhshme në sesionin e 43-të të Komitetit Për Trashëgimi Kulturore që do të mbahet në Baku, Azerbajxhani, do të dihet nëse Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s, nën mbrojtjen e të cilës ka qenë që nga viti 1980 dhe si rezultat i mosrespektimit të rekomandimeve të bëra në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button