Policia Financiare: Do të vazhdojmë me aksionet kundër kontrabandës me duhan

Pas aksionit në fshatin Luboten, për të njëjtën arsye, edhe sot ka vazhduar aksionin Policia Financiare, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, për shkak udhëzimeve të Prokurorisë Publike, dyshimeve për kontrabandë (neni 278, paragrafi 3 dhe neni 5, paragrafi 1) dhe mashtrim doganor (nenin 353, paragrafi 3), sot ka vazhduar aksioni duke u kontrolluar disa kompani private dhe persona fizikë, të dyshuar për përfshirjen në importimin e fletëve të duhanit dhe tregtimin e saj.

“Me qëllim të vërtetimit dhe zbulimit të akteve të paligjshme të lartpërmendura, kontrollet dhe veprimet hetimore do të vazhdojnë”, thonë nga Policia Financiare.

LEXO: Policia Financiare, me autoblinda dhe njësi speciale kundër prodhuesve të duhanit në Luboten
LEXO: Epilogu i aksionit në Luboten
LEXO: Drejtori i Policisë Financiare u takua me banorët e fshatit Luboten

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button