Gazetaria mercenare dhe imoraliteti HD

Është fakt i njohur problemi i të djathtës aktuale shqiptare me mediet një histori që ka arsye objektive dhe subjektive por që fatkeqësisht vazhdon edhe sot 22 vjet mbas aplikimit të lirisë se shtypit me daljen e numrit të parë të gazetës RD. 

Në fakt e gjithë e djathta botërore është inferiore ndaj te majtës në fushën e medieve gjë që vjen për shkak të politikave te saje qe nuk mbështeten mbi propagandën apo mashtrimin por mbi realitetin dhe te vërtetën si bazat e filozofisë së djathtë politike. Por e djathta zyrtare shqiptare pa traditën dhe përvojën e simotrave te konsoliduara perëndimore e ndjen me shume se kushdo ketë inferioritet ne raport me te majtën fenomen qe ne shume raste e stimulon vetë me praktika e teori që mund te jetë gjithçka por jo normale e sigurisht jo te djathta. 

Ditët e fundit opozita ish komuniste ka nisur një fushatë “denoncimi publik”  të shpërndarjes se reklamave me fondet publike që pavarësisht qëllimeve te opozitës nxjerr ne drite edhe një here politikat dhe praktikat e gabuara të së djathtës shqiptare ne raport me mediet.
Në ndryshim me të majtën historike e djathta shqiptare nuk trashëgoi mjete informacioni e propagande e as njerëz te kualifikuar për ketë sektor. Organizimi shtypit të djathtë ose me mire te themi “jo komunist” në fillímet e tij u mor  përsipër nga ish gazetarë apo drejtues të medieve komuniste duke i dhe gazetarisë se djathte  tipare te theksuar te gazetarisë revolucionare komuniste te mbështetur me shume tek propaganda se sa te e vërteta faktet dhe sidomos filozofia e djathte e politikave editoriale . Sa hap e mbyll sytë gazetare të medieve komuniste ose me mirë të themi propagandist, pasi ketë natyre kishte shtypi komunist , u transformuan  në gazetarë “të djathtë” një pjese e mire e te cilëve vazhdojnë te jenë ende aktiv në mediet shqiptare duke aplikuar metoda e praktika mediatike te ngjashme me ato të gazetarisë komuniste. I pa ndryshuar ngeli edhe raporti i politikes me mediet që ashtu si mediat nuk i shpëtoi dot trashëgimisë komuniste , ku përcaktuese në politikat  edioriale ngeli politika gjë që vazhdon te jete ende një fenomen njëherazi edhe një problem gazetarinë shqiptare.

Por ndërsa e majta duket se ndjehet mire  brenda traditës se sajë demagogjike për gazetarinë e djathtë vazhdon të jete një ngërç për te mos thënë në krizë gjë që shfaqet më së miri në problemin që opozita ka hapur me shpërndarjen e reklamës shtetërore ku qartazi janë favorizuar medie që nuk kanë ndonjë lidhje organike , politike e  ideologjike,  me të djathtën por për shkak të funksionimit te tyre vetëm në aleancë fluide  me pushtetet pavarësisht kaheve politik të tij .

Pa dyshim që ne këtë debat te hapur nga opozita spikat  marrja e pjesës së luanit  ne fondet publike te reklamave shtetërore e ka marrë  Klani një komani mediatike nga më të privilegjuarat nga shteti shqiptar që me krijimin e dyshimte të sajë pas rikthimit ne pushtet te ish komunistëve vitit 1997 . Them e dyshimte pasi ishte opozita e atëhershme e Sali Berishës që denoncoi “grabitjen” prej sajë të pajisjeve televizive te televizionit te kopanise piramidale VEFA pajisje qe u përdorën për ngritjet e këtij kanali TV.

 Disa shkrime te “Albania” dhe RD-ja  te vetmet gazeta pranë Berishës  ne atë kohë denoncuan skandalin por pa munduar të ndikojnë ne vendimin qe Arapi i likuidimit të firmave piramidale kishte marre natyrisht me bekimin e qeverise se vet. Shumë shpejt Klani u bë media kryesore e qeverise socialiste status që e mbajti pothuaj për tetë vite e qeverisjes se saje. Besoj se të gjithë e mbajnë mend egërsinë ndaj opozitës demokratike dhe veçanërisht ndaj liderit te sajë Sali Berisha edhe ne momente delikate siç ishte vrasja e A. Hajdarit  apo edhe ndalimi për disa ore i vete Berishës , dy nga ngjarjet qe me së shumti kanë kulmuar në historinë opozitare të PD-s. E niset si Klan dhe po e vazhdoni si klan ka deklaruar atëherë Berisha ne një interviste pikërisht ne ketë kanal televiziv përcaktim që duket më se aktual edhe sot qe Klani është bërë me te. 

Personalisht por edhe kolege te tjerë “të djathtë”  e justifikonim atëherë qëndrimin e egër të drejtuesve te Klan-it ndaj z. Berisha dhe PD-së pasi  si  z. Frangaj ashtu edhe z. Skëndo , pronarë të atëhershëm te Klanit ishin arrestuar apo dënuar me burg per arsye te ndryshme gjatë mandatit pare qeverisës te PD-se dhe presidencës se z. Berisha , gjë që për kushtet e atëhershme të Shqipërisë ishte e pranueshme . Edhe atëherë Klani merrte pjesën e luanit nga fondet e shtatore dhe benefite të tjera si pasoje e të qenit media më e afërt qeverise, ndërkohë që mediat dhe gazetarët opozitare gjobiteshin rriheshin e burgoseshin,  për fonde e reklama shtetërore as mund të bëhej fjale .Ne se do të mund të bëjmë një krahasim midis medeiave qeveritare dhe atyre opozitare te para 2005-s pa dyshim do të merrnim si etalonë TV Klanin e majtë  dhe TV Shijak e djathtë  dhe raportet e tyre me shtetin dhe qeverinë. Dihet dhuna dhe presioni sistematik ndaj Shijak TV që sipas një deputeti aktual te PS-së gjate një diskutimi par disa muajsh ne komisionin parlamentar të medies kishte qene kryesisht me kërkesë dhe për llogari të drejtuesve të Klanit që edhe atëherë gëzonte kështu si tani statusin e “kanakarit” të pushtetit .

Kontrasti edhe në qëndrime personale bëhet edhe më serioze në se keni pasur mundësi të ndiqni një sekuencë filmike të transmetuar nga kolegu Robert Papa në emisionin “Fokus” ku drejtuesit kryesor aktual te Klan festojnë dhe organizojnë revanshin mediatik ndaj Sali Berishës pas largimit nga TVSH  protestuesve te irrituar nga vrasja Azem Hajdarit ne 14 shator 1998.  
Me pak fjale,Klan ishte shpata mediatike e pushtetit te ish komunistëve të Nanos e Rames dhe kishin te gjithë te drejtën të ishin të tillë për shkak të raporteve politike e personale të drejtuesve te tij me Sali Berishën por edhe për shkakun se mundësimi tekniki tij ishte bërë,sipas medieve të opozitës së atëhershme, nën kujdesin e drejtpërdrejte të qeverise socialiste . Pa dyshim qe Edi Rama ministri i atëhershëm i kulturës dhe kreu i mëvonshëm i bshkisë së Tiranes ishte për te paken tetë vite ylli politik i këtij kanali që ishte sigurisht edhe përfituesi me i madh i fondeve publike për reklama nga institucionet e drejtuara prej tij.  Në disa programe të Klanit vihej ne fund sigla sigël u mundësua nga ministria e kulturës apo bashkia dhe spikaste sidomos  sigla “ nën kujdesin e ministrit / kryetarit, Edi Rama. Klani duhet tu kujtohet pa tjetër, kishte edhe një emision  special ku z. Rama u përgjigjej letrave te popullit        
Ka dhjetëra fakte prova e argumente që vërtetojnë të qenit e Klan ne dispozicion te -qeverise socialiste  gjë që mbahet mend nga opinioni publik, por që ishte gjithashtu një qëndrim  më i ndershme e me i moralshëm se kjo marrëdhënie me pushtetin aktual, si në aspektin moral edhe atë politik.

Imoraliteti  “HD ”                                                                                                 

Realiteti pas zgjedhjeve te vitit 2005 ishte zhgënjyes për shume medie gazetare te djathte që kishin ndihmuar ne kushte dhune e terrori politik ardhjen ne pushtet te z. Berisha dhe PD por jo për Klanin që si prodhim qeveritar duket se është i destinuar te mbetet i tille. Mediet e djathta qe shpresuan te rikuperonin humbjet duke siguruar te paktën barazi ne ndarjen e fondeve te reklamave publike por edhe te lehtësirave te tjera që shteti aplikon për informimin publik u vunë para surprizës Klan . Kall i tij me qeverinë e re të djathtë ishte paralajmëruar qe gjate zgjedhjeve pasi sondazhet kishin parashikuar fitoren sigurt të Berishës. Megjithatë pak besonin qe kjo do te behej media pothuaj zyrtare e qeverisë dhe përfituesja me e madhe e fondeve dhe benefiteve te sajë.

Siç thash me larte krahasimi i asaj qe ndodh me  Klanin mund te behet vetëm me atë ç’fare ndodh me Shijak TV . Shijak TV i vetmi tv që  kishte te drejtën morale te ishte televizioni i qeverise jo vetëm nuk e mori ketë status por u trajtua serish si i njerkës duke shkuar gjithnjë e me shume drejt eliminimit te tij . I braktisur nga ata qe jo pa sakrifice i ndihmoi te vijnë ne pushtet SHTV shikonte se si vendin e tij po e zinte ish kundërshtari politik duke mos i besuar dot syve e veshëve një realitet qe presidenti i tij e ka te vështire ta pranoje edhe sot. Me një akrobaci spetkolare politika editoriale ndryshoi ne  180 garde dhe sa hap e mbyll sytë gazetare e analiste nga me te egrit kundër Berishës u transformuan në me beroishajne se vet Berisha sipas parimit te njohur , vdiq mbreti , rroftë mbreti , Situata ishte vërtete e pa besueshme por thonë që çudia me  madhe tre dite zgjat, proverb qe ne rastin e klanit vërtetohet plotësisht.

Analiste ,gazetare e “intelektuale “ te njohur si antiberishiane te thekur u kthyen çuditërisht ne ithtarë te zjarrtë te tij . Opinioni duhet te ketë qene me te vërtetë i çoroditura për këto qe po ndodhnin deri sa opozita pavarësisht motivit e arsyes denoncoi publikisht shumit miliona USD që Klani kishte përfituar nga fondet publike te reklamave shtetërore . Tani besoj se çoroditja është tejkaluar e megjithatë situata e medieve te djathta është bere edhe me e rende.
Për tu kthyer serish tek ish rivali i vjetër Shijak TV  edhe atij i dhëne një copë tok ne kinostudio afër Klanit por z. Rama si kryetar i Bashkisë nuk i dha lejen e ndërtimit dhe kishte disi te drejte pasi Shijak TV kishte denoncuar çdo paudhësi politike e jo politike te tij,sigurisht për shkak te politikes se djathtë edioriale Tani truallin e SHTV ne kinostudio e ka futur ne gardhin e tij Klani dhe ish rivali i tij i djathte është de fakto pa ketë truall të vetmin përfitim nga qeveria per ardhjen ne pushtet te se ciles kishte sakrifikuar e rrezikuar aq shumë.

I përjashtuar nga çdo reklame shtetërore televizioni i vetmi zë i PD-se ne opozite po përpiqet te mbijetoje  duku ruajtur linjën e djathte editoraile si tete vjet me pare .
Klani ndërkohë lartësohet . Sipas drejtuesve te tij tani me teknologjinë HD është me i përparuari ne rajon dhe nga sa duket është vërtet i tille si ne ambiente ashtu edhe ne teknologji . E vetmja gjë qe i mungon është gazetaria po te mos llogarisim si te tille servilizmin ndaj qeverise apo denigrimin e kundërshtareve të saje dhe sigurisht te tij . Por megjithatë rezultati si biznes është mbresëlënës. Vete kompleksi gjigant dhe sidomos miri “kinez” qe e rrethon  flasin vet për suksesin ekonomik apo si biznes te klanit dhe drejtuesve te tij . Vërtetë një arritje e rralle ne rajon e sigurisht qe edhe financimi nga qeveria per te i pa pare ne te gjithë rajonin . Po ti shtosh kësaj edhe mjet teknike dhe sistemin HD suksesi klani rezulton një nga bizneset me te suksesshme te këtij lloji ne rajon . Por ka ende  momente e situata te paqarta qe presin një shpjegim me te detajuar. Disa dite me pare botova ne Metropol një reportazh nga Gramshi. Me terroi vëmendjen një tabele e vendosur nga një fermer vendas  ne një plantacion te vogël pemëtarie “ investitor Sali Berisha , pronar ……“. Fermeri e kishte vendosur ketë tabele ne shenje respekti për kryeministrin i kënaqur nga subvencionimet e qeverise për bujqësinë prej te cilave ai kishte përfituar një investim me pak se 5 mije dollarë . Po klani dhe z. Frangaj çfarë duhet te kishin bere me gjithë këto  “subvencione” te  marra prej qeverisë ?! .Besoj se tabela me fjalët: Investitor Sali Berisha pronar ….. e fermerit nga Gamshi do të kishte kuptim me shume se kudo e vendosur pikërisht në kompleksin e Klanit ne Kinostudio.

 Mercenarë  apo partnerë ?!

Nuk e di se fare llogarie ka bwrw z. Berisha me raportin e tij me mediat por investimin  ne Klan nuk duket i qëlluar dhe sidomos i sigurt. Pas bërjes publike nga opozita te ndarjes se fondit te reklamave pa dyshim që investimit qeveritar Klani kane rene dukshëm aksionet ne tregun  mediatik shqiptar. Ai qe duket i shkatërruar plotësisht është pa dyshim besueshmëria tek publiku pa te cilin klani behet i pavlefshëm edhe si mjet politik e elektoral  gjë qe ne rastin konkret,është pa dyshim edhe interesi kryesor i investitorit. Kjo situate pa sigurisht qe përben fundin e një marrëdhënieje politike imorale siç është kz raport qeveri –klan qe nga viti 2995.
Nuk besoj se z. Berisha si ne planin personal dhe atë politik ka pasur  ndonjë nevoje te madhe për klanin dhe amtaret e ti pasi si politikan ka qene prezent ne media edhe kur këta i kishte kundër me te gjithë arsenalin e tyre. Ne te shumtën e rasteve klanoret pro Berisha me shume i kane prishur pune pasi shumica e tyre kane qene para se Berisha te rivinte ne pushtet ne 2005 armiqtë  me te egër e me perverse te tij. Analiste e specialiste qe thirren ne klan për ti bere fresk qeverise ajane aq bajat e aq te diskretituar me ato qe kane thëne ne vite kundër Berishës sa është pothuaj e pa mundur te ndikojnë për mire tek publiku . Nuk e di se për çfarë mund ti vleje z. Berisha një debat apo analize e Frrok Çupit  qe përveç për ti  ngritur nervat bazës se PD-s dhe indinjatën e krejt publikut i cili nuk besoj se e ka harruar qëndrimin e tij me shume se publicistik  përpara se Berisha që vinte ne pushtet. Rasti i z Çupi është i mjaftueshëm por shumica e atyre qe thirren ne klan për te mbrojtur z. Berisha dhe qeverinë e tij janë politikisht dhe moralisht aq te diskredituar sa e kthejnë ne bumerang misionin për te cilin paguhen me sa duket sa frëngu pulën. Për ti qëndruar besnik krahasimit me rivalin e vjetër te djathte Shijak TV besoj se vetëm emisioni i përditshëm “Forum “  i koleges Eliana Hoxha ndikon vlen apo ndikon politikisht e elektoralisht për Berishën me shume se gjithë programet politike dhe te tjerë te Klanit dhe anekseve te tij . Forca e vajzës se Shijak TV  etem me një kamere e mikrofon është e dukshme pasi ajo dhe media e saje kane me vete moralin dhe dinjitetin si kushtet te pa negociueshme për te garantuar besimin e publikut aq te rëndësishëm për suksesin ne biznesin e informimit publik.  

Fjala  e koleges Hoxha që nuk besoj se paguhet me shume se pastruesja e Klanit dhe e te gjithë qytetareve pjesëmarrës ne emisionin e saje  ka peshe  me te madhe se shpura e krekosur politiko -mediatike te paguar sipas opozitës me miliona USD: Përparësia e Hoxhës dhe  Shijak tv  është sigurisht qëndrimi apo politika e pandryshuar editoriale gjë qe i radhit ata ne anën e zotërinjve fisnik te gazetarisë shqiptare  dhe jo te mercenare shërbëtor te “shërbimit mediatik shqiptar”:  Mbaj mend qe z. Berisha këshilloi mediat e djathta të mos pranonin paratë qe ish kryeministri socialist Ilir Meta vendosi ti dhuroje medieve kur ishte kryeministër. RD-ja Tema dh 55 ishin te vetmet gazeta qe refuzuan ndihmën financiare te qeverise socialiste duke rrezikuar ekzistencën për të ruajtura politikat e tyre editoriale  një qëndrim qe Berisha nuk mundi ta respektonte e ta shpërblente pas fitores se zgjedhjeve si akti me normal i raportit te qeverise se tij me mbështetësit tradicionale mediatik.
Por te qëndrojmë pak edhe tek opozita dhe qëndrimi i saj ndaj Klanit ish mercenarit te saje te dikurshëm. Jo rastësisht opozita vendosi  ta bënte publike ketë raport te shpërndarjes se parave publike për reklamat shtetërore. Kjo ka qene një gjë qe ta e kane ditur prej kohesh por gjeten momentin aktual si prag te fushues elektorale si pjese e strategjisë se tyre te presionit politik. Ne ketë fillim duket se kjo strategji ka funksionuar pasi klani është paralizuar dhe nuk merret fare me akuzat e opozitës duke i trajtuar si çështje te qeverise dhe z. Berisha. Natyrisht kështu do te ndodhte ne çdo mardhje biznesi ku punëdhënësi mban përgjegjësinë kryesore. Duket se edhe Berisha nuk e mohon faktin se ka favorizuar klanin i vetmi argument ndaj akuzave  te opozitës është fakti se edhe Rama kështu ka vepruar por ka harrurve te shtoje se edhe ne kohen e qeverisjes Rames dhe PS-e i kanakari i pushtetit ishte serish Klani .
Batuta e Ramës”te fala Sandrit” duket se nënkupton pikërisht ketë gjë.

Nga situata kuptojmë se e djathta zyrtare ndodhet par kërcënimit që ne prag te zgjedhjeve te ngelet pa mbështetjen e medieve. Me gjithë kujdesin e hamendësuar te z. Berisha për te penguar një rikthim te mundshëm ne identitet te Klanit dhe drejtuesve te tij  besoj se ne kushtet e bërjes publike te skemës se shpërndarjes se reklamave te qeverise është e mjaftueshme për te asgjësuar efektin elektoral te tij si medie . Janë te gjitha gjasat qe Berisha dhe e djathta zyrtare te rikthehen serish tek partneret mediatik historik te cilët nuk kane i kane ndryshuar kure politikat editoriale pavarësisht braktisjes qe politika respektove u beri atyre menjëherë pas ardhjes ne pushtet .Berisha duhet të filloje ta konsideroje seriozisht  një mundësi te tille përndryshe ka për te përfunduar ne fushate pa një mbështetje mediatike te hairit gjë qe mund te rezultojë fatale për rezultatin  elektoral te se djathtës. Pas kësaj situate  nuk besoj te shpresoje ende te klani dhe lajmet e tij që tani e tutje janë të paragjykuara si te blera nga qeveria . Shqiptaret kane te gjithë te drejtën logorisin se sa leke mund te ketë fituar Klani pas çdo lajmi pro qeverise gjë që ka te gjithë shanset te kthehet ne një bumerang politik e elektoral për Berishën.   

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button