Galeria e arteve sukses në punë, dështim në infrastukturë

Galeria e arteve pamore në Tetovë sot shënon pesë vjetorin e themelimit të saj. Sot në mënyrë solemne pritet që të shënohet pesë vjetori i kësaj galerie e cila gjendet në objektin e ish hamamit të qytetit të Tetovës.

Drejtori i galerisë së arteve pamore në Tetovë Afrim Ziberi tha se kjo galeri që nga themelimi ka shënuar shumë projekte të cilët e kanë pasuruar  kulturën tetovarë.

“Që nga themelimi ne kemi pasur mbi 40 ekspozita të cilët kanë qenë të financuar nga ministria e kulturës dhe shkencës, ndërsa mbi 80 ekspozita kanë qenë personale të vetë artistëve tetovar dhe të huaja. Ne kemi edhe një përkrahje të madhe nga artdashësit të cilët nuk ngurojnë të vinë të shohin, dhe blejnë pikturat të cilat i shfaqin artistët tanë”, thotë Ziberi.

Por nuk është ashtu siç duket nga jashtë galeria e arteve në Tetovë. Ajo kohëve të fundit ka filluar të rrënohet nga lagështia pasi që gjendet në një vend ku kalon lumi Shkumbini dhe ngadalë ky objekt historik është duke u shembur nga lagështia dhe si duket askush nuk ka interes për këtë objekt të rëndësishëm historik në Tetovë. Ndërsa sot në galerinë  e arteve pamore pritet që me ekspozitë personale të shfaqet artistja Zarije Amdiu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button