Është krijuar treg ilegal i kafshëve në trotuaret në hyrje të Tetovës (FOTO)

Nëse të enjten e kaluar vetëm dy tre shitës kishin zënë trotuarin në hyrje të Tetovës, këtë javë është krijuar një treg i tërë kafshësh. Nga ana tjetër, udhëheqësja e inspektoratit të Komunës së Tetovës, Ramije Avziu ngelet e pakapshme për redaksinë e Portalb, transmeton Portalb.mk.

Uzurpimi i hapësirave publike në Tetovë nga shitësit ambulantë vazhdon. Në trotuaret në hyrje të Tetovës është krijuar një treg ilegal ku shiten kafshë. Ajo që filloi të enjten e kaluar me vetëm dy-tre shitës këtë javë është shndërruar në treg të vërtetë kafshësh. Megjithatë, kjo duket se nuk i bën përshtypje inspektoratit komunal të cilët janë të pakapshëm për redaksinë e Portalb.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

“Nuk na kanë ngelur më trotuare të lira ku të kalojmë. Shiheni tani, kalojmë në mes pulave dhe gjelave”, u shpreh i revoltuar një kalimtar.

Shitësit ambulantë ankohen se nuk ka vende adekuate ku ata mund të shesin dhe se edhe kur ju sigurohet vend në Tregun e Gjelbër apo dikund tjetër, nuk ka kushte dhe është shumë papastërti. Redaksia jonë ka identifikuar disa prej hapësirave publike të uzurpuara në Tetovë, si: trotuaret rreth Tregut të Gjelbër, trotuaret në hyrje të Tetovës dhe qendra e Tetovës e cila është e uzurpuar nga veturat për fëmijë.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

Nga ana tjetër për më shumë se dhjetë ditë udhëheqësja e inspektoratit të Komunës së Tetovës, Ramije Avziu ngelet e pakapshme për redaksinë e Portalb.

LEXO: Tetovë: Nuk ka kushte të mira brenda tregut, shitësit kanë zënë trotuaret, Komuna pa zgjidhje
LEXO: Tetovë: Trotuaret rreth Tregut të Gjelbër vazhdojnë të jenë të uzurpuara nga shitësit
LEXO: Veturat e fëmijëve vazhdojnë ta “pushtojnë” qendrën e Tetovës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button