Shqipëri, PS: Armët shqiptare në Jemen

Merr përmasa akoma më të mëdha afera e dyshimtë mes Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes dhe tregtarëve serbë të armatimeve.

Ministria e drejtuar nga Arben Imami, është përfshirë në tregti armësh me shtetasin serb Slobodan Tesiç, i listuar në listën e zezë të Këshilli të Sigurimit Kombeve të Bashkuara, pasi kompania e tij “Moon Storm Enterprises” ka tregtuar armë regjimeve, të cilësuara nga SHBA-si terroriste, shkruan “Top Channel”.

Deputeti nga radhët e PS-së, Erjon Braçe ka faktuar lidhjet e Tesic me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

Sipas deputetit Braçe, armët e përfshira në këto kontrata me kompaninë “Moon Storm Enterprises”, të Slobodan Tesic kanë përfunduar në Jemen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button