Cërvenkovski: Të premten demaskojmë VMRO-në dhe BDI-në

Pas një takimi me partnerët e koalicionit, lideri i LSDM-së opozitare Branko Cërvenkovski e konfirmoi mbështetjen e parterëve për ngritjen e procedurës për votëbesim të Qeverisë, që pritet të hyjë në procedurë të premten.

“Bashkë me partnerët e koalicionit vendosëm që të ngrejmë iniciativë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të votojmë mosbesim të Qeverisë në krye me Nikolla Gruevskin. Në takimin e sotëm arritëm pajtim të plotë rreth vlerësimeve se partnerët qeveritar, VMRO DPMNE dhe BDI në dy muajt e kaluar me konfrontimin e sajuar dhe teatrin që e bënë në skenë publike në Maqedoni, i prishën marrëdhëniet ndëretnike dhe integritetin e institucioneve shtetërore dhe me këtë punojnë edhe kundër paqes dhe stabilitetit të vendit. Në kohën kur në Republikën e Maqedonisë kemi gjendje katastrofale ekonomike, ekonomia është në recesion, varfëria dhe papunësia në nivel rekord, në kohën kur populli varfërohet, standardi i qytetarëve bie, jemi dëshmitarë se si kjo qeveri në vend se të përkushtohet në zgjidhjen e këtij problemi, krijojnë probleme të reja edhe atë në sferën që më së paku lejohen improvizime, në sferën e marrëdhënieve ndëretnike” – tha Cërvenkovski.

Gjatë ditës së sotme qarkullonin zëra se mundet që Nikolla Gruevski të shkon në Kuvend dhe të ofron dorëheqjen e tij para deputetëve. Në rast të tillë deputetët e pozitës do të votonin kundër dorëheqjes së Qeverisë, ndërsa do të shmanget debati rreth punës së Qeverisë. Kështu VMRO do të eliminon mundësinë që në tre muajt e ardhshëm LSDM të mos mundet të inicon votëbesim në Kuvend.

Këtë mundësi e komentoi edhe vet lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski i cili tha se një zhvillim i tillë nuk ndërron asgjë, pasi përsëri do të demaskon lojërat mes VMRO-së dhe BDI-së, me dallim të vetëm që do të shmanget debate i argumentuar rreth punës së Qeverisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button