Gostivar, mbahet Festivali i tretë i vjeljes “Gostivar Harvest Festival 2012”

Nën organizim të Shoqatës Rajonale të Kultivuesve të Dhenve të Maqedonisë Perëndimore dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit, të shtunën do të mbahet Festivali i Vjeljes “Gostivar Harvest Fetival 2012”.

Në kuadër të këtij festivali, tashmë tradicional, do të organizohet ekspozitë me prodhime bujqësore, demonstrim i përgatitjes së djathit, si dhe do të zhvillohet maratona në 5000 metra me garues të moshës mbi 14 vjeç të të dy gjinive.

“Maratona do të fillojë në ora 10:30 të shtunën  prej te parku i madh, do të përshkojë rrugët e qytetit ndërsa do të përfundojë në shesh. Për tre vendet e para do të ndahen medalje dhe certifikata, ndërsa krahas kësaj në qendër të qytetit teknologët do të bëjnë demonstrim të përgatitjes së djathit, ndërsa qytetarët do të mund të degustojnë djathin e përgatitur. Festivali ka karakter garues dhe zbavitës”, theksoi kryetari i Shoqatës – Lulzim Fejzullai, duke bërë apel që të gjithë të interesuarit të regjistrohen në stendën përkatëse te parku në sheshin e qytetit.

Për mbarëvajtjen e Festivalit, janë angazhuar vullnetarë të rinj nga Gostivari , ndërsa për logjistikën do të kujdeset NP “Komunalec” Gostivar. Komuna e Gostivarit për të tretën herë me radhë e mbështet financiarisht Festivalin e Vjeljes, i cili tashmë mund të llogaritet si tradicional./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button