Qytetarët ende vështirë vijnë deri te informatat me karakter publik

Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik është i mirë, por nuk implementohet mirë, ky është konstatimi i analizës së përgatitur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Maqedonisë.

Gjashtë vjet pas miratimit të ligjit, qytetarët ende vështirë vijnë deri te informata e kërkuar. Në hulumtimin të cilin e zbatoi Fondacioni për Shoqëri të Hapur janë shfrytëzuar rezultatet e 732 kërkesave të parashtruara për informata me karakter publik.

Madje 40 për qind të kërkesave të parashtruara janë ankimuar para Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat. Madje gjysma e ankesave janë për shkak të heshtjes së administratës, gjegjësisht mos dorëzimi i kurrfarë informative deri të kërkuesi, ndërsa gjysma tjetër sepse nuk janë të kënaqur nga përgjigja e marrë.

Dançe Danillova nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, thekson se emëruesit e informatave përmes përgjigjeve të përgjithshme apo të paqarta, me shkathtësi anashkalojnë dhënien e informatës së kërkuar. Në shumë raste, thekson Danillovska, të udhëzojnë që informata të kërkohet në ueb-faqe, në të cilën informata e kërkuar nuk gjendet.

Si problem tjetër të cilin e lecuan në hulumtimin është shfrytëzimi i emëruesve të informative nëse informata e kërkuar e cila është e përbërë në më shumë dokumenta u shërben si arsye për refuzim. Theksojnë se nëse përgjigjeja e pyetjes së parashtruar nuk gjendet në njërin document, emëruesi i informatës është i obliguar t’i dorëzojë kërkuesit të gjitha dokumentet me të cilat disponon, prej të cilave kërkuesi vet do ta “nxjerr” informatën e kërkuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button