Katalonia do të organizojë referendum për ndarjen nga Spanja

Rajoni autonom Katalonia në Spanjën Veriperëndimore publikoi sot se do të organizojë referendum edhe krahas kundërshtimit të Qeverisë spanjolle.

“Do të ishte më mirë nëse mendimi publik i qytetarëve kryhet përmes referendumit, të miratuar nga Qeveria. Nëse Qeveria na kthen kurrizin dhe nuk miraton referendum ose hulumtim të mendimit publik, do të duhet në njëfarë mënyre të organizohemi”, deklaroi kryetari i Katalonisë, Artur Mas para Parlamentit katalonas.

Mas, dje tha se ka ardhur koha që Katalonia ta shfrytëzojë të drejtën e vetëpërcaktimit, që do të ndodh në zgjedhjet e parakohshme të ardhshme për Parlamentin lokal.

Qeveria e kryeministrit spanjoll Mariano Rahoj pohoi se referendumi për pavarësi do të jetë shkelje e kushtetutës. Ai i bëri thirrje Katalonisë që të përmbahet nga rritja e jostabilitetit gjatë krizës së thellë ekonomike, të cilën e përjeton Spanja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button