Sllajdet e Talatit nxehin gjakrat te VMRO dhe LSDM

Vazhdoi sot punën Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale në të cilin po rrjedh diskutimi për Propozim Ligjin për branitellat. Para vazhdimit të fjalimit të Talat Xhaferit, përmes procedurales deputeteja e VMRO-së Suzana Aneva sulmoi kryetaren e Komisionit, Cvetanka Ivanova se disa herë ka shkelur rregulloren. Ajo tha se Ivanova në kundërshtim me rregulloren po mundohet të kufizon diskutimet në mes të fjalimit të Talat Xhaferit, edhe pse këtë duhej ta bënte më 5 shtator atëherë kur ka filluar diskutimi.

“Unë si deputetet e VMRO-DPMNE-së duhet të reagoj për manipulimet dhe konstatimet e dhëna që i prononcuat. Si e para VMRO-DPMNE nuk heshtë nuk ka heshtur asnjëherë dhe nuk do të heshtë. VMRO-DPMNE nuk ka për qëllim të punon në kundërshtim me rregulloren. Ju si kryetare thatë se ne kemi votuar kundër kufizimit të diskutimit, ju si kryetare e komisionit shumë mirë e dini se sipas rregullores së kuvendit, se ky komision nuk ka rregullore ndërsa sjellja e kësaj rregullore është detyrë e juaja. Punojmë sipas rregullores së Kuvendit. Nëse ju do të kishit dashur të kufizoni diskutimet kjo do të ishte çështje e marrëveshje mes anëtarëve që punojnë në trup punues.  kjo marrëveshje duhej të arrihej më 5 shtator të vitit 2012 kur edhe filloi diskutimi për propozim ligjin, Ju atëherë nuk e bëtë këtë. Ju keni shkelur rregulloren e punës kur më datë 10 shtator i dhatë fjalën të flasë një zëvendës anëtareje të komisionit përderisa anëtari të cilin e zëvendësonte ishte i pranishëm në komision. Atëherë edhe pse fjalën e kishte deputeti Talat Xhaferri  dhe mikrofonat ishin të hapur edhe të Arben Labënishtit, Bendevskës  dhe i juaji. Në këtë rast ju keni shkelur rëndë rregulloren e punës së Kuvendit” – tha Aneva.

Ivanova tha se rregulloren e ka shkelur vet VMRO-DPMNE bashkë me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovskin, me vetë faktin që e ka vendosur Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale si komision amë për këtë Propozim Ligj.

“Unë do tu përgjigjem për të gjitha vërejtjet tuaja. Prej se kemi filluar debatin Kryetari i Kuvendit bashkë me VMRO-DPMNE-në shkelin rregulloren dhe atë që në momentin kur ka caktuar Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale si komision amë për tu diskutuar ky propozim ligj. Prej kur “branitellat” janë bërë rast social. Unë si kryetare i kam ndërmarrë tre aksione për ta bërë më efikase punën e Komisionit. Vendosa me kërkesë të kryetarit të Kuvendit të punojmë edhe gjatë vikendit, por edhe kjo nuk pati sukses. Hapi i dytë ishte kufizimi i diskutimit të cilin ju nuk e votuat. Hapi i tretë ishte kërkimi i mendimit nga shërbimet profesionale që të japin mendim nëse heshtja është fjalim, por mora përgjigje se shërbimet profesionale nuk janë kompetente për të dhënë mendim profesionalë për këtë gjë. Tani mua më mbetet vetëm që të udhëheq këtë seancë dhe të vazhdojmë punën” –tha Ivanova.

Ndërkohë Talat Xhaferi vazhdoi fjalimin e tij me sllajde. Në fillim ai edhe njëherë përsëriti qëndrimin e BDI-së se do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë institucionale që ky ligj të mos kalojë.

“Nëse dikush e kupton si lojë punën e komisionit dhe funksionimin e parlamentit është tjetër punë. Unë në kontekstin e asaj qëe kam paralajmëruar edhe më 5 shtator, kur kam filluar me fjalimin, BDI dhe deputetët e saj në procedurë institucionale, parlamentare dhe demokratike do të bëjmë gjithçka që është në suaza të së lejueshmes që Propozim Ligji të mos kalojë. Mbi parimet juridike gjithçka që nuk është e ndaluar, është e lejuar. Për sot kam sjellur vendim që sllajdet të qëndrojnë nga dy orë” – tha Xhaferi, duke eksponuar sllajdin e radhës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button